Përplasjet në jug të Libanit, katër ushtarë izraelitë humbin jetën, plagosen dy të tjerë Me qindra vetë kanë protestuar në Mexico City kundër vrasjes së një vajze të re. Ingrid Escamilla, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me thikë nga burri me të cilin jetonte.
Pasi e vrau, ai gjymtoi trupin e saj, i rropi lëkurën e i hoqi një pjesë të organeve në përpjekje për të fshehur provat. Mjekët ligjorë nxorën disa imazhe të kufomës, ndërsa një gazetë lokale u kritikua ashpër për publikimin e fotove të tmerrshme në faqen e saj të parë. Vrasja e grave është në rritje në Meksikë. Autoritetet po hetojnë rreth 700 raste, por aktivistët thonë se numri i femrave të vrara është shumë më i madhe se kaq.
Protestuesit, pjesa dërrmuese e të cilëve gra, mbanin ne duar pankarta ku kërkohej “gazetari e përgjegjshme” dhe përsërisnin sloganin: “Asnjë vdekje më shumë”.
Grupi u mblodh fillimisht para Pallatit Kombëtar, ku jeton presidenti Andrés Manuel López Obrador me familjen e tij. 46 vjecari që akuzohet për vrasjen e Ingridit u gjet në shtëpinë e tyre i mbuluar nga gjaku. Burri tha se e kishte qëlluar në gjaknxehtësi e sipër pas një sherri te nisur nga akuzat e saj se ai pinte shumë.
Top Channel