Me qindra vetë kanë protestuar në Mexico City kundër vrasjes së një vajze të re. Ingrid Escamilla, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me thikë nga burri me të cilin jetonte.

Pasi e vrau, ai gjymtoi trupin e saj, i rropi lëkurën e i hoqi një pjesë të organeve në përpjekje për të fshehur provat. Mjekët ligjorë nxorën disa imazhe të kufomës, ndërsa një gazetë lokale u kritikua ashpër për publikimin e fotove të tmerrshme në faqen e saj të parë. Vrasja e grave është në rritje në Meksikë. Autoritetet po hetojnë rreth 700 raste, por aktivistët thonë se numri i femrave të vrara është shumë më i madhe se kaq.

Protestuesit, pjesa dërrmuese e të cilëve gra, mbanin ne duar pankarta ku kërkohej “gazetari e përgjegjshme” dhe përsërisnin sloganin: “Asnjë vdekje më shumë”.

Grupi u mblodh fillimisht para Pallatit Kombëtar, ku jeton presidenti Andrés Manuel López Obrador me familjen e tij. 46 vjecari që akuzohet për vrasjen e Ingridit u gjet në shtëpinë e tyre i mbuluar nga gjaku. Burri tha se e kishte qëlluar në gjaknxehtësi e sipër pas një sherri te nisur nga akuzat e saj se ai pinte shumë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel