VIDEO/ Të burgosurit dhunojnë përdhunuesin, i fusin kokën në…

14/02/2020 21:49

Në disa pamje të rënda të shpërndara nga një burg në Britani raportohet se një grup të burgosurish kanë kapur një të dënuar për përdhunin, duke e zhveshur e më pas duke i futur kokën me forcë në tualetet e ndyra.

Pamjet besohet se vijnë nga një burg në Pentonville teksa në to duket përdhunuesi që lutet për mëshirë por rrihet me një kabëll dhe detyrohet të heqë rrobat para një tualeti të qelbur.

Teksa e detyrojnë të shkojë drejt tualetit një prej të burgosurve të tjerë i thotë ‘hiqi rrobat para se të të gjuaj në kokë me këtë’. Më pas dikush thotë: ‘Ka qenë gjithmnë një maskara, jam i lumtur që çdo ditë e tij në burg është e tmerrshme.’ Një zyrtar i burgut tha: ‘Një i burgopsur është trajtuar për plagë të lehta pas raportimeve për një sulm i cili po hetohet nga policia’.

Top Channel