Presidenti rus, Vladimir Putin, nënvizon se martesa është një union vetëm heteroseksual dhe mbështet idenë e përfshirjes së nocionit në kushtetutën e re të vendit.

“Martesa është bashkimi mes një burri dhe një gruaje. Në lidhje me familjen, nuk mund të jetë ndryshe. Kjo është ideja e duhur dhe duhet mbështetur.Për sa i takon idesë së prindit numër një dhe atij numër dy, unë e kam thënë dhe e përsëris. Sa të jem unë president, kjo nuk do të ndodhë. Ne do të kemi gjithnjë mamanë dhe babanë”, thotë Putin.

Ai i bëri këto komente pasi ligjvënësja konservatore Olga Batalina, tha se kushtetuta e Rusisë duhet të mbrojë vlerat tradicionale të familjes. Ajo pretendoi se familja është nën sulm nga përpjekjet për të përfshirë terma të reja si prindi numër një dhe prindi numër dy. Kjo sipas saj, nuk është një fantazi, por është realitet në disa vende. Në janar, vladimir putin njoftoi se rusia duhej të ndryshonte kushtetutën e shkruar në 1993 dhe zgjodhi një komitet të përbërë nga dhjetëra ligjvënës dhe personalitetesh që do të japin ide. Në takimin e të enjtes, pjesëmarrësit këshilluan përfshirjen në kushtetutë të frazave si Rusia, një shtet paqebërës për njerëzimin, dhe një vend fitimtar në luftën e dytë botërore, mes shumë propozimeve të tjera.

Top Channel