Aroma e luleve ndjehet ngado në tregun e tyre në Hong Kong, por biznesi nuk po shkon mirë dhe festa duket se është nënshtruar nga frika e njerëzve për virusin e ri që po përhapet frikshëm Covid 19.

“Për shkak të frikës nga koronavirusi, shitja e luleve në ditën e Shën Valentinit, është shumë e ulët, por unë shpresoj që situata të përmirësohet shpejt”.

“Këtë vit, të rinjtë e Hong Kongut kanë shumë gjëra në kokë, shumë po mendojnë që të vendosin maska në lule dhe disa madje edhe thonë se nuk duan fare lule, thjeshtë do të dhurojnë maska dhe higjenizues për të dashurit e tyre”.

Ndikimi i koronavirusit, jo vetëm tek luleshitësit, por edhe kudo tjetër, është i madh. Njerëzit janë të frikësuar të dalin nga shtëpitë për shkak të frikës nga infektimi, e nëse ata nuk dalin, nuk mund të shohin as lulet dhe konsumi është shumë i ulët. Sidoqoftë, për të dashuruarit, kjo ditë nuk mund të kalojë pa u shënuar. Në fund të fundit, romantizmi nuk trembet nga një maskë…

Top Channel