Lindi vetëm 900 gram, vogëlushja ja del të mbijetojë

13/02/2020 11:40

Edhe pse lindi vetëm 900 gram, Olsiana e vogël ka arritur të kalojë rrezikun për jetën, falë kujdesit intensiv të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi fotot, ndërsa thotë se foshnja është gati tashmë të kthehet në shtëpi.

Gëzimin për shpëtimin e një bebeje, e cila lindi në vështirësi, nuk e fshehin as stafi i doktoreshave dhe infermiereve të maternitetit.

Olsiana e vogël, të cilën jeta e thërret është fëmija i tretë i familjes dhe veç gëzimit ajo do të marrë çekun e bebes, 1.2 milion lekë.

Top Channel