Interneti në Ministri/ KLSH: Për “Facebook”, filma dhe lojëra

13/02/2020 11:40

Përdorimi i internetit është pjesë e përditshme e administratës publike.

Ofrimi i shërbimeve elektronike është zgjeruar, ndërkohë që qeveria ka ngritur një rrjet të posacëm për shpërndarjen e internetit nëpër institucione. Por një auditim i fundit i KLSH ka zbuluar se për vitin 2019 trafiku i internetit në rrjetin e ministrave përdoret për azhornimin e sistemeve operative “Microsoft” në 85,53%, kurse pjesa që tjetër që duhet t’i shërbente administratës për zhvillimin e aktivitetit në fakt përdoret për rrjetet sociale, filma, muzikë, radio, shkarkime dhe lojëra.

Një e dhënë shqetësuese që tregon efektivitetin e punës së administratës publike. Por nuk përfundon këtu, auditimi i KLSH ka nxjerrë të dhëna shqetësuese mbi sigurinë e sistemeve informatike të Ministrisë së Drejtësisë, asaj të bujqësisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Madje në disa raste, faqet zyrtare të internetit janë krejtësisht të pasigurta dhe mungojnë certifikatat e sigurisë në rrjet.

Top Channel