Një debat i fortë është shënuar në parlament mes kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputetit Ralf Gjoni.

Ruçi i ka thënë Gjonit se është duke folur jashtë asaj që po diskutohej dhe debati përfundoi në pikën ku deputti Gjoni u dënua me 10 ditë mosmarrje pjesë në parlament.

  Ruçi “internon” Ralf Gjonin 10 ditë jashtë parlamentit

Gjoni ka reaguar për Top Channel në lidhje me ngjarjen ku shprehet: “Kjo që ka ndodhur sot është e patolerueshme për një parlament demokratik. Gramoz Ruçi, simbol i denjë i komunizmit i ndërpret fjalën një deputeti thjesht sepse nuk i pëlqen përmbajtja e fjalimit, në kundërshtim me rregulloren dhe etikën parlamentare. E pra t’a dinë të gjithë shqiptarët se unë nuk do rresht së foluri për hallet e tyre në këtë parlament që Gramoz Ruçi e ka kthyer në leckë larëse të zullumeve të kësaj qeverisjeje arrogante.

Ruçi mendon se e ka pronë private parlamentin. Unë nuk do rresht së foluri për drejtësinë e munguar dhe as për cirkun politik që po luhet në kurriz të shqiptarëve që sot kanë humbur shpresën pikërisht prej pleqve të mbaruar të rrënojave komuniste që kanë kapur peng të ardhmen e tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA