Foto/ Luanët nuk kursejnë kujdestaren e tyre, e hanë për së gjalli!

10/02/2020 12:58

Një grup i tërbuar luanësh i kanë marrë jetën një vajze të re në një kopsht zoologjik privat në Afrikën e Jugut.

Swane van Wyke, 21 vjeçe, ndërroi jetë nga plagët e shumta të marra pasi u sulmua nga luanët në momentin që ishte duke punuar brenda habitatin të tyre.

Wyke ishte shumë e lidhur me kafshët dhe në fotot e publikuara prej saj në rrjetet sociale shikohej shpesh në shoqërinë e tyre. Ishin kolegët e saj të cilët njoftuan menjëherë urgjencën policore, por në momentet që mjekët panë të renë e gjetën me plagë të thella kafshimi. Por pavarësisht përpjekjeve, Swane nuk ja arriti ti mbijetojë dot plagëve, duke humbur në këtë mënyrë jetën. Policia ka nisur hetimin dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel