Tapeti i kuq ka rregullat e tij në mënyrën se si vishesh në ceremoninë më të rëndësishme për filmat, regjisorët dhe aktorët më të mirë të një sezoni të tërë.

Çmimi Oskar si çdo vit pati “thyerje të rregullave”, aktoret dhe aktorët e paraqitur në ceremoni janë paraqitur në tapetin e kuq me veshje aspak të përshtatshme, e thënë kjo edhe nga kritikët e modës. Aktori 24 vjeçar i Hollywood-it, Timothée Chalamet, është një ndër aktorët që është cilësuar me veshjen më të papërshtatshme për një eveniment të këtyre përmasave.

Timothee mendoi të paraqitet me një xhaketë bomber me copë sateni nga Prada dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë. Chalamet e përfundoi look-un me këpucë lëkurë dhe këmishë të bardhë me kopsa. Në xhepin e xhaketës vendosi një spilë vintage Cartier, e cila u krijua në 1995-n. Aksesori është i punuar me ar të bardhë 18 karat dhe përmban gurë rubini dhe diamante. Madje ai është rikthyer menjëherë “meme në internet”.

Njerëzit në Twitter e krahasuan veshjen e yllit të “Little Women” me veshjen e një mësuesi fizkulture, punonjësi karburanti, kamarieri etj. Jo vetëm Chalament u kritikua së tepërmi, por edhe veshjet e disa aktoreve më me zë të momentin u vendosën në “optikën” e kritikëve dhe të ndjekësve në rrjete sociale. Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
4/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA