Anna Kournikova e Enrique Iglesias zbulohet se pritën fëmijën e tretë, megjithse çifti refuzon publicitetin

10/02/2020 20:24

Anna Kournikova e Enrique Iglesias raportohet se kanë pritur fëmijën e tretë por çifti i njohur për refuzimin e zhurmës së mediave, nuk denjojnë të tregojnë nëse është djalë apo vajzë.

Ish tenistja 38 vjeçare ka tashmë një vajzë e djalë binjakë Lucy e Nicholas, me partnerin e saj të shumë viteve Enrique, 44 vjeç.

Vëllai i këngëtarit spanjoll Enrique konfirmoi në një intervistë me radion kilene ADN se bukuroshja ruse Anna kishte lindur fëmijën.

Por duke ruajtur traditën e çiftit që insiston të mbajë jetën e tyre private jashtë vëmendjes së mediave, as ai nuk tregoi nëse fëmija është djalë apo vajzë. “Kjo është sekret. Vëllai im tani ka tre fëmijë dhe është i lumtur”, tha ai.

Çifti ende nuk e ka konfirmuar lajmin por revista spanjolle Hola! ka treguar më parë disa foto të çiftit ku Anna kishet barkun e madh.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA