Të gjithë bëhemi kurioz kur vjen fjala të kontrollojmë garderobën e dikujt. Ajo ç’ka na kuriozon janë pikërisht çmimet. Këtë të shtunë Pop Culture ka qenë në shtëpinë e Fatmir Hysenbelliut, i cili i ka treguar Kildës koleksionin e këpucëve të tij.

Në garderobë ndodhen rreth 150 palë këpucë, dhe Fatmiri ka rrëfyer se cilat janë më të shtrenjtat, të lirat apo të preferuarat e tij.
Cilat janë këpucët më të shtrenjtat, është pyetur ai dhe Fatmiri ka treguar një palë çizme Guçi, të cilat më së shumti përdoren nga njerëzit që bëjnë hipizëm. Pop Culture ka zbuluar se këto çizme kushtojnë plot 1200 $.

Më tej ai ka rrëfyer se i ka ndodhur të blejë një palë këpucë në numrin 40.5 ndonëse numri i tij i këmbës është 42 dhe e ka bërë këtë vetëm se i kanë pëlqyer shumë.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA