Melania Trump ka qenë e martuar me Donald për 15 vjet por ata ende kanë mosmarrëveshjet teksa fotot e fundit nga Senati tregojnë sesi ajo iu shmang buzëve të zgjatura të së shoqit.

Trump dukej mjaft i emocionuar pas çlirimit nga hetimet e shkarkimit nga posti. Teksa qëndronte përkrah tij në Shtëpinë e Bardhë, Melania u ngjit në skenë, pro megjithëse Donald u afrua për një puthje arriti të kapte vetëm faqen e saj, në një tjetër moment sikleti për çiftin presidencial.

Duke mos i dhënë rëndësi reagimit të Melanias, Trump shprehu vlerësimin për familjen e tij: “Kështu që dua të falënderoj familjen tij për mbështejen gjatë kësaj periudhe”.

Presidenti shtoi më tej: “Kjo nuk kishte qenë pjesë e marrëveshjes. Unë kandidova për president dhe fitova. Dua t’i kërkoj falje anëtarëve të familjes time që u detyruan të kalojnë këtë situatë, prej fajit të disa mashtruesve të ligë e të sëmurë”, tha mes të tjerash Trump.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel