Koha e duhur kur duhet të shkoni tek mjeku nëse jeni me grip

07/02/2020 09:01

Që jemi plotësisht në stinën e virozave dhe gripit ky nuk është ndonjë lajm i ri.

Viruse të ndryshme qarkullojnë kudo dhe mundësia për tu ftohur për shkak të temperaturave të ulta, është gjithashtu e madhe.

Megjithatë njerëzit pavarsisht informacioneve dhe udhëzimeve për të shkuar tek mjeku duket se hezitojnë.

Kjo me shpresën se gripi apo rrufa e lehtë do të kalojë së shpejti dhe gjendja e tyre shëndetësore do të përmirësohet.

Siç thamë edhe më sipër, rekomandimet e ekspertëve nuk janë kështu dhe kjo për disa arsye që nuk duhen neglizhuar.

Në këtë artikull nga AgroWeb ju tregojmë se cila është koha e duhur për të vizituar mjekun ku jeni me grip.

Si të veproni
Ekspertët sugjerojnë që vizita me mjekun të bëhet 48 orët e para sapo keni kuptuar që jeni me grip.

Kjo mënyrë do t’ju parandalonte shumë probleme të mëvonëshme me shëndetin dhe do të kursente shumë kohë.

Mjekët thonë se gripi apo virozat janë sëmundje serioze ndaj dhe kujdesi për to duhet të jetë po ashtu I njejtë.

Përtej vaksinës së gripit, një mënyrë e mirë për të ruajtur gjithnjë shëndetin e orgnizmit është edhe konsulta në kohën e duhur.

Studime të shumta të cilave i’u referohet AgroWeb, kanë treguar se kur gripi fillon dhe kurohet që në hapat e para, ul me 1 ditë e gjysmë ose më shumë kohëzgjatjen e tij.

Gripi normal zgjat thuajse dy javë nëse nuk i merrni masat në kohën e duhur dhe e kundërta ndodh nëse jini vigjilent 48 orët e para.

Edhe për të gjithë ata që nuk duan të marrin medikamente që në fazat e para të grip për të shmangur çdo efekt anësor, sërish konsulta me mjekun është e nevojshme.

Në këtë mënyrë do të kuptoni se nga cili virus jeni prekur dhe çfarë mund të bëni për ta larguar atë sa më shpejt nga organizmi juaj.

Simptomat e gripit

Një organizëm i prekur nga ndonjë virozë apo gripi vihet re menjëherë.

Këtë e kuptoni që në orët e para, pasi do të ndjeni dhimbje fyti, djegie, marramendje, humbje të fuqisë, të vjella dhe temperaturë të lartë.

Nëse ndjeni që jeni prekur nga gripi mjekët këshillojnë q ëtë qëndroni të paktën 24 orë e para duke pushuar në shtëpi apo shtrirë.

Dilni nga shtëpia vetëm në rastet kur do të konsultoheni me mjekun.

Kështu përveçse do të evitoni përkeqësimin e gjendjes tuaj shëndetësore, do të parandaloni shpërndarjen e gripit edhe tek persona të tjerë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA