Natën e tretë të Sanremos, shqiptarët e pritën me kërshëri të shtuar, dhe është e qartë përse: për herë të parë, eventi më i rëndësishëm muzikor në Itali u drejtua nga një shqiptare.

Pas prezantimit të Georgina Rodriguez, Alketa Vejsiu zbriti në shkallët e teatrit Ariston për të prezantuar në krah të Amadesut, dhe nuk e fshehur emocionin e lumturinë që ndodhej aty, ndërsa përshëndeti të gjithë shqiptarët.

“Kjo ka qenë një ëndërr për mua, e rritur në një vend të vogël si Shqipëria. Gratë kanë fituar në këtë festival, keni bërë një punë të mrekullueshme, faleminderit për këtë mundësi dhe unë modestisht si qytetare e botës them që Italia më ka pritur dhe është vendi me popullin më të bukur në botë”, shprehet ajo.

“Jemi 12 vite më të rinj se ju, në dhjetor mbajtëm një event shumë të mrekullueshëm, i cili për vite të tëra është prezantuar nga burra dhe kësaj radhë në dorë ia la një gruaje”, shtoi ajo teksa me të folurën energjike pushtoi skenën gjigante të “Sanremo”-s. Pasi i bëri dhe Amadeusit ftesë për në RTSH-së, vazhdoi prezantimin e këngëtares së radhës, Elodi-n me një këngë të Eros Ramazzotti.

Ajo u prezantua me një fustan të gjatë rozë nga Dolce dhe Gabbana, i zbukuruar me detaje argjendi në bel dhe mëngë. Por duket se shumë në rrjetet sociale prisnin një pamje krejtësisht të ndryshme nga bukuroshja Vejsiu, dhe këtë e dëshmoi qartë fakti që pamja e saj i ka ndarë thellësisht opinionet në internet.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA