Menduam se ishin “hajdutë fëmijësh”/ Fshatarët e “tërbuar” sulmojnë brutalisht fermerët

06/02/2020 18:14

Një fermer u vra dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë nga një turmë e egërsuar njerëzish në një fshat në Indi, pas thashethemeve të rreme që u përhapën, se ata ishin “hajdutë fëmijësh”.

Pamjet tronditëse tregojnë fshatarët e “tërbuar” duke sulmuar gjashtë burra. Ata i goditën ata me shkopinj dhe pllaka guri duke mos kursyer edhe makinat e tyre, të cilat u dëmtuan së tepërmi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dhar të rajonit Madhya Pradesh, të Indisë. Fermeri Ganesh Khasai, vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dy të tjerë ndodhen në spital në gjendje shumë të rëndë, shkruan Daily Mail. Policia arriti të arrestonte 3 burra si të akuzuarit kryesor të masakrës, gjithashtu janë vënë nën pranga dhe 15 persona të tjerë, që kanë lidhje me ngjarjen.

Policia njoftoi se fermerët ndodheshin në atë zonë për të mbledhur rreth 150 mijë rupi (1300 euro) që ata ia kishin dhënë si paradhënie tre punëtorëve nga fshati Khirkiya. Por në momentin që ata nuk e kryen punën që kishin rënë dakord, ata u rikthyen për të marrë paratë. Fermerët u njoftuan nga punëtorët që të vinin dhe të merrnin paratë, por në momentin që ata hynë në fshat, u sulmuan brutalisht nga turma e “egërsuar” e burrave.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA