Itali/ Treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat, vdesin dy makinistët, plagosen dhjetëra të tjerë

06/02/2020 10:53

Nga aksidenti kanë dalë nga binarët dy vagona të trenit së bashku me lokomotivën. Ndërkohë trafiku në këtë linjë hekurudhore është pezulluar për të paktën 60 minuta.

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Lodi afër Casal Pusterlengo të Italisë. Treni i shpejtësisë së lartë doli nga binarët rreth orës 5:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave italiane nga ky aksident të paktën një shofer ka vdekur ndërsa një tjetër është zhdukur, ndërkohë të plagosur kanë mbetur rreth 30 persona.

Nga aksidenti kanë dalë nga binarët dy vagona të trenit së bashku me lokomotivën. Ndërkohë trafiku në këtë linjë hekurudhore është pezulluar për të paktën 60 minuta.

Zjarrfikësit dhe forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po mundohen të tërheqin trenin dhe t zhbllokojnë rrugën. Treni ishte nisur nga Bolonja në drejtim të Milanos.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA