“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Ministria e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e disa mediave se fotografia e presidentit Hashim Thaçi është zhvendosur nga zyra e ministrit të ri Anton Quni.
“Për hir të informimit të drejtë dhe objektiv të qytetarëve, ju njoftojmë se në realitet, nuk ka pasur as vendosje e as zhvendosje të fotografive në zyrë, këtë e dëshmon më së miri edhe fotografia që shoqëron komunikatën e djeshme për media, për ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës të ministrave të mbrojtjes”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes i cilëson shkrimet e disa portaleve si krejtësisht të pavërteta, të njëanshme dhe tendencioze, pasi sipas tyre qëllimisht është prerë fotografia e presidentit Thaçi.
Top Channel