Sarri dhe Juventus ‘fërkojnë’ duart, Giorgio Chiellini kthehet në stërvitje

05/02/2020 06:39

Po afrohet momenti i rikthimit të Giorgio Chellinit, edhe pse hapa të ngadaltë. Mbrojtësi i Juventusit, jashtë skuadrës që nga 30 gushti për shkak të këputjes së ligamentit kryqëzor të të gjurit të të djathtë, ka nisur stërvitjen me grupin, edhe pse pjesërisht.

Është fakt që Sarri shpreson ta ketë në dispozicion në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, kur sezoni hyn në fazën kulminante. Mbrojtësi toskan është përfshirë në listën e futbollistëve për ndeshjet e Juves në Champions.

Në një postim në rrjetet sociale, Chiellini shpreh gjithë gëzimin e tij për kthimin në stërvitje.

“Në fushë me shokët e mi, ndjenjë shumë e bukur.”

Top Channel