Japoni/ 3 mijë e 700 persona mbeten të bllokuar në një anije lundrimi, pas identifikimit të 10 prej tyre me koronavirus

05/02/2020 11:13

Japonia krijon karantinën e parë në det të hapur, në ambientet e një kroçere, pasi dhjetë persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirusin e Wuhan.

Ministria japoneze e Shëndetësisë ka bërë me dije se 10 rastet pozitive rezultuan nga testimi i 31 personave, ndërkaq më shumë se 100 mostra janë ende në pritje të rezultateve të testit.  “Nga 3.700 njerëz, rreth 2 mijë e 266 pasagjerë dhe 1 mijë e 45 anëtarë të ekuipazhit të anijes kanë mbetur të bllokuar”, njoftoi Princess Cruises.

Anija e lundrimit, Princess Cruises, është ankoruar në Gjirin e Yokohama, ndërsa ekuipazhi i saj do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.

Ndërkohë, pas apelit të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për qytetarët e tyre për të lënë Kinën, nëse është e mundur, kufizimet për udhëtimin drejt dhe nga Dragoi po zgjerohen.

Dy linja ajrore amerikane, United dhe American Airlines gjithashtu bllokuan fluturimet për në Hong Kong. Në ish-koloninë angleze, greva e mjekëve vazhdon, duke i kërkuar shefit ekzekutiv Carrie Lam që të mbyllë kufirin me Kinën plotësisht.

Nëpër deltën e lumit Pearl, autoritetet e Macau kanë vendosur të mbyllin kazinotë, burimin kryesor të të ardhurave të qytetit.

FOTO GALERI
4/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA