Forca ushtarake hapësinore e krijuar së fundmi nga SHBA ka kryer dje testimin e raketës Minuteman III ICBM – e krijuar për përçimin e kokave bërthamore – çka tregon për afrimin e luftës së orbitës.
Donald Trump gjatë krijimit të degës së re të ushtrisë amerikane tha se po krijohet për mbrojtjen e interesave të SHBA nga jashtë orbitës.
testimi i raketës me aftësi bërthamore Minuteman III u bë nga baza ajrore Vandenberg në Kalifornia.
Komandanti i forcës së quajtur “30th Space Wing” Anthony Mastalir tha: “Ky lëshim është një moment i veçantë në historinë e kombit tonë pasi tregon sesi forcat hapësinore të SHBA do të mbështesin dhe integrojnë fluturimet në mbrojtje të sigurisë kombëtare të vendit”.
Neni IV i Traktatit për Hapësirën e Jashtme është nënshkruar në 1967 nga 109 kombe dhe ndalon vendosjen e armëve bërthamore ose atyre të shkatërrimit në masë në orbitën rreth tokës.
Top Channel