FOTO/ Heidi konfirmon ndarjen nga Romeo? Veprimi i fundit i ish-banores së Big Brother VIP ngre dyshime në rrjet
04/11 21:41
Ironike por e vërtetë! Selena Gomez, dikur në vendin e parë si personi më i ndjekur në botë në Instagram, e tani si e dyta femër në klasifikim me 167 milionë fansa, pas Ariana Grande, është shprehur se platforma është “toksike” për të rinjtë.
Teksa ka thënë në një intervistë për revistën “Dazed” se rrjeti social po shkatërron brezin e saj, këngëtarja 27 vjeçare shtoi se nëse do kishte një buton që e “hiqte qafe” atë, do ta shtypte.
“Do të gënjeja nëse do të thoja se Instagrami nuk po shkatërron brezin tim, identitetin e tyre. Unë e hap vetëm kur kam nevojë, e më pas e mbyll. Nuk marr kohë për të eksploruar apo për të parë ndonjë gjë tjetër,” vazhdoi ajo.
Top Channel