Borë në Bulqizë, disa segmente kalohen vetëm me zinxhirë
05/02/2020 08:39
Bulqiza është përfshirë nga reshjet e dëborës ditën e sotme, ku në qytet trashësia ka shkuar në 10 cm ndërsa në njësit administrative Martanesh,Ostren,Trebisht,Zerqan,Fushë-Bulqizë,Shupenzë trashësia shkon nga 15 cm deri ne 30 cm,ku dhe kalimi në njësit administrative bëhet me zinxhir.
Pa zinxhir kalohet Bulqizë-Peshkopi, në shumë vende ka edhe ngrica
Reshjet janë shoqëruar edhe me erë të fortë ku për pasojë ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Top Channel