Bashkia e Tiranës denoncon dhunën e Lulzim Bashës ndaj një prej punonjësve që kishte dezhurnin në godinën nr. 4 në Qytetin Studenti

04/02/2020 23:24

Bashkia e Tiranës denoncoi pasditen e sotme dhunën që kreu demokrat bashkë me katër shoqërues kanë ushtruar ndaj një prej punonjësve që kishte dezhurnin në godinën nr. 4 në Qytetin Studenti duke hyrë me forcë për të xhiruar një klip.

Kjo çështje tashmë ka përfunduar në prokurori ku ka nisur hetimi për dhunë. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kreu demokrat Lulzim Basha sot pasdite rreth orës 18:45 min tek recepsioni ka hyrë me dhunë në katin e 2 dhoma 217.

“Sot mbasdite kam qenë e planizuar turni dytë dhe e kam filluar në orën 15,00 deri 23:00 dhe rreth ores 18:45 min tek recepsioni kam vënë re një student fillimisht që po qëndronte aty i cili quhet Xhesian Shazimani , i cili fle në katin e 2 dhoma 217. Ky student ka qëndruar aty rreth 5 min ka dalë jashtë godine dhe më pas ka hyrë ai me liderin e opozites Lulzim Basha dhe me disa persona të tjerë gjithsej rreth 6 apo 8 veta kanë hyrë pa më pyetur mua megjithëse unë ia kam kërkuar të ndalojnë pasi nuk lejohet me rregullore dhe ata me shtynë me forcë pasi ishin shumë persona.

Unë u mundova ti ndaloj por ata vazhduan lart në katin e dytë tek dhoma 217, dhe unë i ndoqa nga pas dhe kur arrita tek dhoma në fjalë, personat u ulën në dhomë brenda dhe dy prej tyre nxorën kamerat dhe të asaj dhome ishin studentë të cilet e kishin përgatitur ambjentin , kishin vendosur karriget gati për të bërë filmim ndoshta intervistë.

Kam marrë në telefon në nr. 112 të policisë, më pas kam njoftuar me tel admistratorin e godinës”, thuhet në dëshminë që ka dhënë në prokurori punonjësa e dhunuar nga kreu demokrat sëbashku me të rinjtë që e shoqëronin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA