Ambasadori Gonzato kërkon integritet dhe guxim nga magjistratët e rinj: Jeni brezi që duhet të ndryshojë mendësinë në sistemin e drejtësisë

29/06/2026 10:39

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, u ka kërkuar magjistratëve të rinj integritet, guxim dhe përulësi në ushtrimin e detyrës, duke theksuar se vendimet e tyre do të ndikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe besimin te sistemi i drejtësisë.

Në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, Gonzato vlerësoi rolin e Shkollës së Magjistraturës dhe deklaroi se arritja e standardeve evropiane nuk varet vetëm nga ligjet, por nga mënyra se si ato zbatohen çdo ditë nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Prania ime këtu tregon mbështetjen tonë për Shkollën e Magjistraturës dhe rëndësinë që ajo ka. Festime dhe ceremoni të tilla janë momente lumturie. Është fantastike që gjithçka përfundoi, por është edhe një moment që shënon një tranzicion në jetën tuaj.

Ju do të keni pozicione të nivelit të lartë, por mbi të gjitha do të ofroni një shërbim publik. Çdo vendim që ju do të merrni do të ndikojë në jetën e qytetarëve. Ai do të përcaktojë edhe besimin që ata do të kenë te sistemi i drejtësisë, i cili është themelor në kontratën sociale.

Kjo kërkon integritet, ndershmëri dhe guxim, por edhe përulësi. Duhet të pranoni se ndonjëherë ideja juaj e parë mund të mos jetë e duhura. Arritja e standardeve evropiane nuk bëhet vetëm me miratimin e ligjeve, por edhe përmes punës së përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse ju do të jeni ata që do të siguroheni që ligji të zbatohet.

Institucionet, në vetvete, nuk krijohen vetëm nga ligjet dhe rregulloret. Ato kërkojnë edhe ndryshim kulture dhe mendësie. Unë ende nuk jam i bindur se ky ndryshim mendësie është arritur. Është në dorën tuaj. Jeni ju brezi i ri që duhet të përmbushni këto pritshmëri, duke siguruar që drejtësia të ofrohet në kohë dhe me cilësi. Ne, në Bashkimin Evropian, do të vazhdojmë të mbështesim Shkollën e Magjistraturës dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Prania jonë këtu tregon qartë mbështetjen për shkollën e Magjistraturës. Ju filloni një fazë të re ku do të ofroni shërbimin tuaj. Ju do të keni edhe pozicione të nivelit të lartë por mbi të gjithë një shërbim publik, sepse vendimet tuaja do të përkufizojnë edhe drejtësinë. Përgjegjësia që ju keni është tejet e madhe dhe kjo kërkon shumë e më shumë se vigjilencë, kërkon integritet, guxim, kurajë, por edhe faktin të jeni të përulur , jo arrogantë.

Ndërkohë që Shqipëria ecën përpara në objektin e saj për në BE, roli i magjistratëve bëhet edhe më i rëndësishëm. Ju do jeni ata që do merrni masa që ligji të respektohet e zbatohet. Institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet, por kërkojnë edhe ndryshim kulture, unë nuk jam i bindur ende që është arritur ky ndryshim mendësie. Duhet të mishëroni kulturën e pavarësisë së drejtësisë jo vetëm me ligje, por edhe me sjellje profesionale dhe udhëheqje moral”, tha ndër të tjera Gonzato.

Top Channel