Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri foli pas mbledhjes së kryesisë së partisë, e nuk përjashtoi mundësinë e takimeve të tjera me VV në përpjekje për arritjen e marrëveshjes së bashkëqeverisjes.
Haziri:
“Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq LVV dhe mandatari apo kryeministri në ardhje, Albin Kurti. Ndërsa, roli i LDK-së, është i fokusuar në përgjegjësi në këtë fazë Kuvendit të Republikës. Ky është zaten dallimi kryesor dhe i vetëm që ka mbetur me u definu, çështjet tjera kanë marrë zbardhje të dy palëve. Ne do të vazhdojmë me u taku natyrisht dhe me biseduar, me negociu, me sjell një marrëveshje që të hënën na bën me ekzekutiv të ri
Haziri tha se deri tani ka pasur dy takime të fshehura, ndërsa shtoi se LDK-ja, qe duket se nuk po lëshon pe tek posti I kryetarit të Kuvendit, nuk do ta votojë qeverinë e pakicës. Parimi është që LDK-ja të udhëheqë legjislativin, e partia tjetër, ekzekutivin.
Haziri:
Qeveria e pakicës nuk ka për të funksionuar në Kosovë…
Të njëjtin pohim bëri më herët dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila tha se nuk do ta votojë të hënën qeverinë Kurti, dhe në asnjë variant nuk ka për të qenë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm të Kosovës.
Top Channel