Hong Kong's Chief Executive Carrie Lam speaks during a press conference in Hong Kong on January 31, 2020, to update the territory on the situation concerning the SARS-like virus which originated in the Chinese city of Wuhan. - Twelve people in Hong Kong are known to have the deadly SARS-like virus which originated in Wuhan as of January 31, of whom about half arrived via a newly built high-speed train terminal that connects the city to the Chinese mainland. (Photo by Philip FONG / AFP) (Photo by PHILIP FONG/AFP via Getty Images)

Në një konferencë shtypi, këtë të premte, Shefja ekzekutive e qeverisë së Hong Kongut, Carrie Lam u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë dhe njoftuan masa të mëtejshme nga qeveria për të përmirësuar përhapjen e koronavirusit.

Shkollat fillore dhe të mesme fillimisht ishin caktuar të rifillojnë më 17 shkurt, por tani do të qëndrojnë të pezulluara deri më 2 mars. Qeveria do të rivlerësojë në atë pikë nëse do të rifillojë mësimi, në varësi të gjendjes.

Janë konfirmuar 12 raste të virusit në Hong Kong, pesë prej të cilëve janë banorë të Hong Kong dhe shtatë janë banorë të Kinës kontinentale.

Lam u bëri thirrje studentëve dhe punonjësve të bizneseve të pezulluara që të qëndrojnë në shtëpi në vend që të përdorin kohën e lirë për të dalë jashtë.

Lam, gjithashtu ka njoftuar kufizimet e udhëtimit dhe disa mbyllje kufijsh në fillim të kësaj jave. Numri i ardhjeve nga Kina kontinentale nëpër pika të ndryshme kufitare ka rënë 91% që prej dy javësh më parë, tha ajo sot.

Qeveria e qytetit kishte miratuar masa si identifikimi i hershëm dhe gjurmimi i ngushtë i pacientëve të infektuar, por do të vazhdojë të miratojë masa të sugjeruara nga Organizata Botërore e Shëndetit, si ekzaminimi selektiv në kufijtë ndërkombëtarë.

Top Channel