Az Alkmaar barazoi me pikë (47) Ajaxin e Amsterdamit në krye të Eredivisie, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë 4-0 Waalwijk, skuadrën që mbyll klasifikimin me vetëm 11 pikë.

I pritshëm dominimi i vendësve, që kaluan në epërsi pa u mbushur gjysmë ore lojë me Idrissin, ndërsa shtatë minuta më vonë Boadu i çoi shifrat në 2-0. Alkmaari realizoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me autorë Idrissin dhe Stengs.

Duket e papshpresë situata e Waalwijk, që pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat brenda 12 ditësh.

Top Channel