Dikush festoi, dikush tjetër nuk i mbante lotët – reagimet e deputetëve kur Parlamenti Evropian miratoi marrëveshjen për Brexit

30/01/2020 12:15

Parlamenti Evropian ka aprovuar marrëveshjen për Brexit të Boris Johnson në një votim përfundimtar historik duke i hapur rrugën Britanisë së Madhe të largohet nga BE këtë javë.

Eurodeputetët në Bruksel e mbështetën me shumicë ratifikimin e Marrëveshjes së Tërheqjes, me 621 vota për, të mërkurën në mbrëmje.
Dhe siç shkruajnë mediat britanike, në parlament kishte skena emocionale ndërsa rezultati u njoftua, me eurodeputetët që “lidhnin duart në solidaritet për të kënduar një kor të fundit të Auld Lang Syne” – një këngë tradicionale.

Megjithatë, disa të tjerë, jo të paktë në numër thuhet të jenë parë qarë dhe përqafuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët festuan duke ngritur gota me shampanjë që “festonin pavarësinë e re të Britanisë”.

Kreu i Partisë Brexit, Nigel Farage, përshëndeti lajmin duke tundur flamujt e Bashkimit me aleatët e tij ndërsa deklaroi se Britania “nuk do të kthehet kurrë më”.

Gjithsesi, disa eurodeputetë britanikë thanë që ata shpresonin që Mbretëria e Bashkuar të kthehej një ditë në BE.

Ndërkaq presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ratifikimi i marrëveshjes së tërheqjes ishte “vetëm një hap i parë” drejt një partneriteti të ri midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të dyja, tha ajo, duhet të “bashkojnë forcat” në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, dhe të kërkojnë një partneritet të ngushtë pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar të premten.Telegraf

FOTO GALERI
5/22
Britain's Brexit Party leader Nigel Farage (C) waves a union flag during a European Parliament plenary session in Brussels on January 29, 2020, as Brexit Day is to be set in stone when the European Parliament casts a vote ratifying the terms of Britain's divorce deal from the EU. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA