Prençi në Top Talk: Shqipëria pa strategji në emergjencat civile. Qeveria e ka neglizhuar për 4 vite rresht

29/01/2020 19:43

Këshilltari i Presidentit të Shqipërisë për Emergjencat Civile Shemsi Prençi ishte i ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk”.

Në fjalën e tij Prençi shprehu shumë pakënaqësi në lidhje me politikat e ndjekura nga qeveria aktuale në qeverisje në lidhje me forcat e emergjencave civile. Tërmeti i 26 nëntorit dëshmoi më së miri se sa të “zhveshur”, jemi ne në fushën e emergjencave civile thotë ai, duke filluar që nga pajisjet e punës e deri tek stërvitja e kështu me rrallë. Ndërsa për sa i përket strategjisë që Shqipëria ka ndjekur në këtë fushë Preçi citon disa mangësi. Ai tha se qeveria i ka dhënë prioritet strategjisë së mbetjeve përpara atyre të emergjencave civile. Madje thotë Prençi ekspertët ndërkombëtarë e kanë cilësuar strukturat operacionale të vendit tonë pak më të dobëta në krahasim me strukturat e Indisë dhe Bangladeshit.

“Ne dëshmuam se në fazën e përgjigjes ende kemi pak mangësi për sa i përket strukturave operacionale. Ndërkombëtarët, disa ekspert në takimet që kemi patur na kanë cilësuar për mënyrën se si kemi reaguar në fazën e përgjigjes shumë dobët. Madje na kanë krahasuar pak më keq me strukturat e Indisë dhe Bangladeshit. Por edhe në pikëpamjen e reagimit si trupa operacionale, në pikëpamje të pajisjes dhe të gatishmërisë. E kemi thënë dhe herë të tjera na u deshën të na vinin struktura operacionale të kërkim shpëtimit nga Kosova, për ta kuptuar se sa të “zhveshur” jemi ne edhe nga pikëpamja e gatishmërisë por edhe nga pikëpamja e pajisjeve dhe stërvitjes”, u shpreh Prençi.

Më tej ai shtoi:

“Strategjia nuk bëhet vetëm nga ekspertët vendas por bëhet me konsulentë ekspertët ndërkombëtar. Problemi qëndron që nuk u rendit në prioritetet e qeverisë, sepse ishte prioritet strategjia e trajtimit të mbetjeve përpara strategjisë së mbrojtjeve civile. Ne këtë problem e kemi debatuar herë pas here edhe në qeveri. E kemi debatuar me këshilltarët e kryeministrit të Shqipërisë, e kemi debatuar edhe me ministra këtë problem”.

Top Channel