Partizani në rënie të lirë/ Mundet nga Besëlidhja. Fitojnë Tirana, Kukësi dhe Teuta

29/01/2020 21:07

Po zhvillohen ndeshjet e para te fazës se 1 te 8-ave të Kupës së Shqipërisë ku nuk mungojnë surprizat. Humbja e partizanit në Lezhë 3-0 ndaj Beslidhjes ka qenë padyshim një nga rezultatet që kanë befasuar.

Skuadra lezhjane e drejtuar nga Elvis Plori kaloi në avantazh që në minutën 13 me Bushin ndërkohë që të tre golat e takimit i shënuan në 45 minutat e para. Kjo fitore i vështirëson ndjeshëm kualifikim, ndërkohë që i jep mundësi shumë të mirë lezhjanëve që me meritë fituan takimin e parë. Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 shkurt. Tirana përmbysi gjithçka në Fushë Krujë përball Kastriotit. Nga disavantazhi i pjesë së parë ku shënoi Ajazi, në të dytën shënoi tre herë në portën e krutanëve me Ismailgecin dhe dy herë me Mucin.

Kukësi fitoi në Lushnje përball vendasve me shifrat 1-0 ndërkohë që Vllaznia nuk i lejoi Flamurtarit ti gëzohej fitores së parë duke i barazuar thuajse 10 minuta nga fundi i ndeshjes në 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin për në ndeshjen e kthimit. Në ditën e 100-vjetorit Teuta ka mundur Erzenin në Shijak me shifrat 3-1. Skënderbeu mundi Besën m,e shifrat 2-0 falë golave të Esien dhe Marës ndërkohë që vazhdon seria negative e Luftëtari edhe në Kupë ku u mundën me shifrat 3-0 nga Apollonia në Fier. E vetmja ndeshje e mbetur e kësaj faze do të luhet ditën e enjte, mes Bylisit dhe Lacit një përballje e dy skuadrave të Superligësm, me një rivalitet edhe në kampionat. Ndërkohë ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 do të zhvillohen më 12 shkurt.

Top Channel