Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Japonia dhe SHBA po transportojnë me avionë mijëra qytetarë të vendevetë tyre nga Vuhan, qendra e pidemisë së koroavirusit të ri në Kinë, ndërsa zyrtarët vendas thonë se numri i viktimave është rritur në 132, me rreth 1,500 raste të reja infektimi.
Një avion qeveritar solli sot në Tokio 206 qytetarë japonezë nga Vuhan, nga të cilët një grua e tre burra u çuan menjëherë në spital për testime pasi kishin simptoma kolle e temperature.
Dy prej tyre tregonin shenja pneumonie por diagnoza e koronavirusit të ri endenukishte konfirmuar, thanë përfaqësuesit.
Presioni ndërkombëtar po shtohet mbi Kinën për vënien nën kontrolltë virusit. Komisioni kombëtar kinez i shëndetësisë tha se numri total i të infektuarve ishte rritur me 26 ngqa e marta, me të gjitha rastet e reja nga provinca Hubei, e cila është e izoluar nga autoritetet.
Numri i rasteve tëkonfirmuara ka arritur në 5,974 – duke kaluar 5,327 rastet në Kinë të sindromës së rëndë respiratore Sars,e cila vrau mëshumë se 770 njerëz nëtë gjithë botën.
Ndërsa zyrtaët në SHBA prenotuan njëavion që u ul në Anchorage, Alaska, me rreth 240 qytetarë amerianë, përfshi dhe stafin e kosullatës së SHBA në Vuhan.
“Këta udhëtarë dotë monitorohenme kujdes për mbrojtjen eshëndetit tëtyre, si dhe për sigurinë e qytetarëve të tjerë ameriaknë”, tha një zëdhënës i DASH.
Top Channel