26/11 15:30
Ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, janë bërë prindër përherë të dytë.
Familja e tyre është shtuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Enkeleida. Kujtojmë që çifti Monica-Lorik kanë dhe një djalë të quajtur Boiken. Edhe pse vogëlushja ka dy javë që ka ardhur në jetë, Cana vetëm ditën e sotme ka vendosur për të ndarë një foto të Enkeleidas për fansat e tij në “Instagrm”.
Në foto Foshnja duket e qetë në krahët e babait të saj. Ndërsa Cana shkruan në postimin e fotos se: “Enkeleida sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezantojmë!!!!”
Top Channel