Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei denoncoi sot planin amerikan për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë si “satanik” dhe parashikoi se kombet myslimane padyshim do të ndalojnë vënien e tij në praktikë.
Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi një ditë më parë planin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Megjithë zhgënjimin e SHBA, politika e ligë e satanike e SHBA për Palestinën, e ashtuquajtur ‘Marrveshja e Shekullit’ nuk do të lulëzojë kurrë, dashtë zoti”, tha Khamenei.
“Çështja e Palestinës nuk do të harrohet kurrë. Kombi i Palestinës dhe të gjithë kombet myslimane do t’i bëjnë ballë kësaj dhe nuk do të lejojnë realizimin e ‘Marrëveshjes së Shekullit,” shtoi ai.
Plani amerikani jep Izraelit atë që ka kërkuar për disa dekada në diplomacinë ndërkombëtare, pra kontrollin e Jeruzalemit si kryeqytet i pandarë i tyre, dhe jo i përbashkët me palestinezët. Ai parashikon gjithashtu njohjen e kolonive izraelite në tokat e aneksuara të Bregut Perëndimor.
Top Channel