Erdogan: Marrëveshja e Donald Trump nuk njeh të drejtat e palestinezëve, legjitimon pushtimin e Izraelit

29/01/2020 17:14

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar sot planin për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë të prezantuar nga Donald Trump, duke thënë se propozimi i tij është një tentativë për të legjitimuar pushtimin izraelit të territoreve palestineze.

Erdogan është kritik i hershëm i politikave izraelite dhe kësaj radhe dënoi plan-propozimin e prezantuar të martën në SHBA gjatë një interviste me gazetarët që po e shoqëronin gjatë kthimit nga nëj vizitë treditore në Afrikë.

“Ky plani injoron të drejtat e palestinezëve dhe legjitimon pushtimin e Izraelit”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Komenet e tij janë në të njëjtën linjë me ato të zyrtarëve të tjerë turkë. Ministria e jashtme turke e kishte quajtur propozimin e Trump “lindje e dështuar” dhe shtoi se kishte si qëllim“vrasjen e zgjidhjes me dy shtete e vjedhjen e tokave palestineze”.

Në shtator Erdogan përdori fjalimin në Asemblenë e OKB për të denoncuar zgjerimin e kontrollit izraelit që prej vitit 1947 duke ilustruar komentet e tij me një seri hartash.

Top Channel