Një formë e re e dritave të veriut është fiksuar nga amatorë dhe ka mahnitur kërkuesit.

Fenomeni i dritave të gjelbra që mbushin qiellin e natës, i njohur edhe si Aurora Borealis, prej kohësh ka mahnitur publikun dhe ekspertët.

Disa kanë sugjeruar se dritat janë të përshkruara edhe në vizatime prehistorike në shpella ndërsa termi latin thuhet se është përcaktuar nga astronomi Galileo Galilei.

Aurorat prodhohen kur pjesëza të ngarkuara, si elektronet, lëshohen nga dielli dhe kanalizohen drejt poleve të tokës nga fusha magnetike e planetit tonë. Ato ndërveprojnë atje me gazrat në atmosferë, përfshirë oksigjenin dhe nitrogjenin, duke rritur energjinë e këtyre gazrave, energji që më pas çlirohet në formën e dritës.

“Është njësoj si një llampë neoni”, thonë Minna Palmroth, profesor në universitetin e Helsinkit. Në thelb-mund të themi se aurorat janë llampa neon qiellore.

Dritat e veriut janë parë në shumë formë, përfshirë edhe atë të harqeve të heshtura, spiraleve apo kurorave. Por tani, falë punës së entuziastëve amatorë, kërkuesit kanë zbuluar edhe një formë të panjohur, një model që sipas tyre u ngjason dunave të rërës.

Top Channel