Dy persona janë vënë në prangat e policisë Maqedonase pas alarmit të rremë në një qendër tregtare në Shkup. Lajmi është bërë i ditur nga Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska përmes profilit të saj në Facebook.

“Dy persona janë arrestuar për denoncim të rremë të një makine bombë sot në City Mall. Kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal.” shkruan ajo.

Alarmi për bombë në qendrën tregtare shkaktoi panik të madh tek qytetarët ndërsa punonjësit e sigurisë kanë evakuar me shpejtësi të gjithë qendrën.

Top Channel