Top Story/ Pamje orgjinale: Momenti kur vriten brenda kampit muxhahedinë nga disa persona të maskuar

28/01/2020 22:16

Në Irak po shkeleshin të drejtat e njeriut dhe po bëhej genocid. Zonja Raxhavi kërkoi tek ndërkombëtarët transferimin e muxhahedinëve nga Iraku. Ajo arriti të marrë mbështetjen e senatit dhe kongresit amerikan për të shpërngulur muxhahedinët.

Senati i SHBA-ve miratoi një rezolutë që qeveria t’i transferonte muxhahedinët, dhe kjo u bë detyrë e qeverisë amerikane. Këtu futet në lojë Shqipëria. Ishte ndër të paktat vende që tregoi gadishmëri për të pritur muxhahedinët e Iranit.

Ky është grupi i parë i muxhahedinëve që zbritën në Rinas. Në Shqipëri askush nuk e dinte ferrin nga i cili ata kishin dalë.

“Shqipëria gjithmonë ka mirëpritur grupe të caktuara të cilët kanë qenë në rrezik dhe në kërcënime të ndryshme. Grupi i muxhahedinëve pra opozita Iranianae e cila u mbështete nga qeveria shqiptare ishte në një rrezik të vazhdueshëm në qendrën e tyre Liberty në Irak. Është në nderin e Shqipërisë që ka mirëpritur këtë opozitë e cila ishte në kërcënim për jetën. Padyshim ky operacion është në radhë të parë një operacion humanitar dhe jo një operacion politik”, tregon Elona Gjebrea, ish – Zv. Ministre e Brendshme

Por ndërkohë që disa prej tyre sapo kishin ardhur në Shqipëri masakra në Irak vazhdonte. Në kampin “Ashraf 1” kishin mbetur akoma rreth 100 muxhahedinë. Në orën 5 të mëngjesit të datës 1 shtator 2013, ushtarë me uniforma Irakene u futën në kamp dhe vranë kë tu dilte përpara. Mahmud Maxheri, është një i mbijetuar i asaj masakre.

“Kishin veshur uniformën e ministrisë së brendshme të Irakut. Të gjithë kishin armë me silenciator. Nisën të qëllojnë miqtë tanë, që ishin atje. Shkova më tej, për të parë se ç’po ndodhte. Pashë dy nga miqtë e mi të shtrirë në tokë, pranë derës. Ishin qëlluar në kokë. Teksa hynin në kamp, qëllonin këdo që shikonin. Derisa erdhën te ndërtesa dhe nisën t’i qëllojnë njerëzit nga afër fare. Vranë 52 nga banorët”, tregon Mahmoud Maoazeri, i mbijetuari i masakrës 2013.

Këto janë pamjet të regjistruara nga vetë banorët e kampit. Ky është moment kur njëri prej tyre vritet. Ata nuk patën asnjë thirrje dhe asnjë komunikim. Akoma nuk po e kuptonin çfarë po ndodhte.

“Banorët menduan se kishin ardhur t’i çonin me forcë te “Kampi Liberty”. Banorët menduan se kishin ardhur thjesht për t’i larguar me forcë. Por i prangosën, i vunë në rresht dhe i qëlluan një e nga një, në kokë”, tregon Mahmoud Maoazeri, i mbijetuari i masakrës 2013.

Pavarësisht se ushtarët mbanin uniforma të Irakut, këta njerëz mendohet se ishin skuadrat e stërvitura nga gjenerali Iranian Kasëm Sulejmani. Masakra u bë me urdhër të tij.

Lajmi u bë i ditur vetëm pasi një i dërguar i kombeve të bashkuara erdhi dhe fotografoi viktimat. Bota u shokua. Atëherë zhvendosja e tyre drejt Shqipërisë u bë një nevojë urgjente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA