Grenell për marrëveshjen hekurudhore: Kemi bërë përparime

28/01/2020 15:32

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë se janë bërë përparime për marrëveshjen hekurudhore.

“Ne kemi bërë përparim të mirë [dje] në mëngjes në lëshimin e një letre për bashkëpunimin hekurudhor. Diskutimet shkuan aq mirë sa diskutuam edhe çështje të tjera. Ne do të punojmë për të përfunduar Letrën e Qëllimit hekurudhor përmes postës elektronike dhe gjatë javës tjetër. Dua të falënderoj përsëri ekspertët nga Serbia dhe Kosova që udhëtuan sot në Berlin për këto bisedime “, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA