Spiro Proko po përpiqet të ngrejë në fshatin Llongo të Dropullit disa shërbime turistike që tregu po i kërkon por vështirësitë janë të shumta.

Sipas tij problemi më madhor është se askush nga të rinjtë nuk dëshiron të kthehet në fshat për të punuar dhe ato pak sipërmarrje po administrohen nga mosha e mesme dhe pensionistët. Spiro që nisi idenë e një bujtine të vogël vitin e kaluar thotë se shumë turistë shihen të përshkojnë zonën e Dropullit të Sipërm me këmbë apo me biçikleta e shumë të tjerë kërkojnë mundësi për kamping, kërkesa është e lartë por oferta ende e vogël.

Si biznes i ri në një zonë ku emigracioni është në nivelin 80% infrastruktura e mangët dhe shpresa e vogël Spiro është duke punuar e investuar çdo ditë vetë sepse nuk ja as punëtorë të gatshëm të jetojnë në këtë zonë. Ai beson se një ditë zona do të tërheqë shumë vizitorë si për natyrën, malet monumentet, jetën unike, traditën dhe etnografinë.

Në të gjithë zonën pranë kufitare me Greqinë shkëndija të vogla të sipërmarrjeve po shfaqen çdo vit. Ajo që presin banorët është mbështetja me informacion, promocion dhe subvencione që iniciativat të marrin rrugë e të rikthejnë shpresën në një zonë që prej 3 dekadash është e braktisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA