Diplomatët rusë, të cilët u shpallën persona non-grata në Bullgari, janë larguar sot nga vendi, njofton Tass, duke iu referuar ambasadës ruse në Sofje.

Autoritetet bullgare vendosën të premten të përjashtonin një diplomat nga ambasada ruse në Sofje dhe zyrtar të Misionit të Tregtisë së vendit në Bullgari për spiunazh dhe iu dha 48 orë ultimatum për të lënë vendin.

Moska ka vlerësuar masën e Sofjes zyrtare si një hap armiqësor dhe provokues që shkon në kundërshtim me marrëdhëniet konstruktive të bazuara tradicionalisht në respekt të ndërsjellë.

Një deklaratë nga Ministria e Jashtme ruse thuhet se autoritetet bullgare nuk kanë ofruar ndonjë provë të qartë për vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA