Në qendër të vëmendjes së mediave rozë kanë qenë bukuroshja Rike Roçi dhe boksieri Kristi Prenga, të cilët pak kohë më parë u kapën “mat” teksa kërcenin afër njëri-tjetrit.
Dyshja i kaluan bashkë Krishtlindjet dhe ishin parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por, të dy mohuan të kishte diçka mes tyre, por sot në ditën e lindjes së Prengës, Rikja na ka bërë lëmsh të gjithëve.
Lidhjen e ka konfirmuar sot edhe Rike e cila i ka bërë një dedikim romantik boksierit në ditëlindjen e tij.
Bashkangjitur fotos ajo shkruan:
“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqë gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”.
Top Channel