I dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd i presidentit Donald Trump, ambasadori Richard Grenell përfundoi takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Atë e shoqëroi edhe ambasadori amerikan Philip S. Kosnett.

“Ishte kënaqësi ta takoja z.Kurti edhe njëherë. Bëj me dije se nuk është problemi im krijimi i Qeverisë. Unë i thash z.Kurti se shtet si Britania e Madhe dhe Gjermania kane pasur këto lloj probleme në koalicion për formimin e Qeverisë”, tha ai në përfundim të takimit, ndërsa shtoi se Kosova duhet ta heqë taksën ndaj Serbisë.

“Gjëja e dytë që dua ta bëj me dije është se shtyrja ekonomike që po mundohem të bëj është gjëja më me rëndësi. Po mundohem të injoroj debatet politike dhe të koncentrohemi në ekonomi dhe për këtë kam pyetur Kurtin dhe do të pyes çdo lider politik këtu që nëse duam të ecim përpara me ekonimi që tarifa 100 për qind të largohet. Unë do të jem i kujdesshëm që mesazhet e njëjta t’i dërgoj edhe në Beograd”, shtoi ai.

Grenell po qëndron në Kosovë ku mbrëmë ka pasur një takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ndërsa pas takimit me Kurtin, ambasadori amerikan do të qëndrojë edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës ku do të pritet nga Isa Mustafa.

Krijimi i qeverisë pritet të jetë njëra nga temat që do të diskutohet, ashtu sikurse edhe dialogu dhe çështja e taksës për produktet serbe dhe boshnjaku.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA