Thethi konsiderohet si një nga perlat turistike të vendit, por rruga deri atje është kthyer në një “makth” të vërtetë.
Ky fshat turistik i cili mbahet si një prej pjesëve më të bukura të alpeve shqiptare ka një sërë problemesh, dhe ajo që po kthehet në një shqetësim për qytetarët është rruga e cila është një element kyç si për turistët ashtu edhe për banorët e zonës.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë denoncuar pranë Top Channel se rruga për të shkuar deri në Theth është tepër e rrezikshme të kalohet.
Sipas tyre ky problem nuk vjen as nga bora dhe as nga akulli, por nga pezullimi i punimeve të firmës që po bëjnë për zgjerimin e rrugës dhe si pasojë rreziku për jetën është i madh.
Banorët kërkojnë nga autoritetet që të merren masa të menjëhershme.
Top Channel