Një 17-vjeçare indiane ka arritur ta ruajë kurorën e saj si adoleshentja me flokët më të gjatë në botë për më shumë se një dekadë pasi vendosi të mos priste më flokët sepse pati një eksperiencë të keqe në parukeri.

Nilanshi Patel, nga qyteti i vogël i Modasa në shtetin Guxharat, mbetet e para në botë sipas librit të rekordeve Guinness pasi arriti të përmirësonte rekordin e vet të mëparshëm të 170.5 centimetrave kur pas matjeve, rezultoi se flokët e saj kishin mbërritur gjatësinë 190 centimetra.

I ati i saj krenar, u shpreh se flokët e fëmijës së tij të vetëm, i kishin dhënë famë ndërkombëtare. Miqtë i kanë vënë Nilanshit nofkën “Rapunzel”, duke e krahasuar atë me princeshën e përrallës së vëllezërve Grim. Patel thotë se ka 11 vjet që nuk shkel në parukeri.

Pata një eksperiencë shumë të keqe tek parukierja në moshën 6 vjeçe, dhe që prej atëherë, e kisha me frikë të prisja flokët. Ishte shqetësim për mua. Por prindërit i pranuan dëshirat e mia dhe tani, flokët janë kthyer në hajmalinë time, sepse më kanë sjellë fat.

Vajza thotë se flokët e saj të gjatë një ose dy herë në javë. Më së shumti i mban të lidhur gërshet, por ndonjëherë preferon t`i kapë lart, duke shpjeguar se problemet më të mëdha i has kur shkon për të notuar.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA