Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE më 26 maj, Rama: Molotovarët u lëshuan të dëshpëruar rrugëve për ta djegur Shqipërinë në sytë e botës
24/05 17:18
Studentët shqiptarë të Universitetit të Gracit në Austri, më 21 janar 1922, nxorën numrin e parë të revistës së tyre “Minerva”.
Ajo pasqyronte në faqet e saj problemet e kombit, të kulturës, folklorit dhe të letërsisë shqipe.
Po më 21 janar 1814, në Përmet u lind gazetari Medin Kamberi. U diplomua për gazetari në Universitetin e Romës. Pas kthimit në Atdhe, themeloi dhe drejtoi disa organe të shtypit shqiptar.
Në vitin 1935, nxori revistën e ilustruar letrare, shoqërore dhe kino-sportive “Diana” dhe dy vjet më vonë gazetën politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike “Shtypi”.
Top Channel