Në kujtimet e tij nga viti 1999, presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaci, ishte një djalosh kokëfortë, që e dinte se do të shkonte larg.

Ramush Haradinaj, nuk e mendonte se do të ishte një ditë kryeministri i Kosovës kur mbante mbi supe trupin e të vëllait. Këto mbresa i solli ish kryeministri shqiptar, sot ministër i diasporës, Pandeli Majko, në një ceremoni në Prishtinë, nën motin “Faleminderit Shqipëri”, ku u përkujtua 20 vjetori i mikpritjes që Shqipëria i ofroi popullit kosovar, gjatë eksodit të vitit 99.

“Kam përball presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë besoj që e dite që do të bëhej President i Kosovës, por u vetpërkufizua si përfaqësues i delegacionit të Kosovës dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai, pavarësisht që sot flet shumë për dialogun. Kam përball kryeministrin e Kosovës, luftëtar si ai.

Nuk besoj që kur mbante trupin e vëllait mendonte se do të bëhej kryeministër i Kosovës. Kam përball Albin Kurtin. Nuk besoj që në vlugun e Serbisë në atë kohë, mendonte që do të vinte një ditë që ai do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe do të ishte kandidat për kryeministër të Kosovës. Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë që nuk jetojnë, të cilët bën detyrën e tyre, kështu që unë mendoj që ne kemi bërë veç detyrën tonë, ndaj ndihemi mirë por ndihemi edhe keq kur na falënderoni sepse ne jemi vëllai, e vëllai edhe falënderohet edhe nuk falënderohet”, tha Majko.

Majko tha se kishte përballë tij, njerëz të cilët janë formuar nga ajo periudhë kritike.

Sipas tij, ndodh shpesh që vëllai të mërzisë vëllanë, e kjo ndoshta ndodh edhe mes Kosovës e Shqipërisë, por në momentet e rëndësishme, ata janë një.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA