Besa Shahini “pa doreza” ndaj Rektorit Koni: Është koha të zgjidhet një grua në krye të Universitetit

17/01/2020 18:30

E ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Së fundmi ky institucion ka vendosur datën se ku do të zhvillohen zgjedhjet në universitete dhe ajo do të jetë 8-të maji.

E ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Së fundmi ky institucion ka vendosur datën se ku do të zhvillohen zgjedhjet në universitete dhe ajo do të jetë 8-të maji.

Shahini u shpreh në studio se procesi zgjedhor fillon në datën 9-të prill dhe kandidatët kanë një muaj kohë të zhvillojnë fushatën zgjedhore. Është hera e parë sipas ministres që zgjedhjet në universitete do të zgjidhen në mënyrë autonome pa përfshirjen e qeverisë.

Në të kaluarën thotë ajo Ministria e Arsimit ka nxjerrë rregulloren dhe ka mbikëqyrur të gjithë procesin. Shahini u shpreh se shpreson shumë se do të ketë kandidatë me integritet në fushën e kërkimit shkencor, si edhe pedagogë të mirë që e kuptojnë rëndësinë e mësimdhënies së mirë. Në studio ministrja shprehu hapur edhe dëshirën e saj.

Ajo dëshiron që në këtë proces zgjedhor nëpër universitete të ketë sa më shumë kandidate femra, pasi sipas Shahinit bota akademike në Shqipëri ka mbetur shumë mbrapa se nga të gjitha fushat e tjera përsa i përket fushatës zgjedhore.

“Zgjedhjet janë në fakt me 8 majë dhe procesi zgjedhor fillon në 9 prill, kanë një muaj kohë pra që ta bëjnë fushatën zgjedhore. Ajo çfarë pres është që përfundimisht të zbatohet në plotninë e vet ligji i arsimit të lartë, që parasheh një autonomi më të madhe për universitetet. Këto janë zgjedhjet e dyta që organizohen pas futjes në fuqi të ligjit të arsimit të lartë, por janë të parat ku universiteti i organizon vetë. Në zgjedhjet e para Ministria e Arsimit ka nxjerrë rregulloret e zgjedhjeve dhe ka mbikëqyrur të gjithë procesin. Tani universitetet duhet ta bëjnë vetë dhe duhet ta bëjnë në mënyrë të drejtë, duke mos diskriminuar askënd dhe duke promovuar njerëzit më të mirë të shkencës dhe akademisë. Unë me të vërtet po shpresoj që do të kemi më shumë kandidate gra. Bota akademike në Shqipëri ka mbetur shumë mbrapa nga të gjitha fushat e tjera përsa i përket barazisë gjinore. Shpresoj që do të ketë kandidat me integritet në kërkimin shkencor dhe pedagog të mirë të cilët e kuptojnë edhe rëndësinë e mësimdhënies së mirë. Pas të gjithë protestës së studentëve, pas ndërmarrjes që patëm me paktin për universitetin, unë pres që edhe universiteti tash ta bëjnë pjesën e vet”, u shpreh Besa Shahini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA