Manchester City fiton me goleadë, Aguero merr topin në shtëpi

13/01/2020 09:13

Manchester City triumfoi me rezultatin e thellë 1-6 në transfertën ndaj Aston Villës dhe rimori vendin e dytë, duke përfituar nga fakti që Leicester gaboi dje në shtëpi, në ndeshjen përballë Southamptonit.

Të besuarit e Guardiolës e bënë shumë më të lehtë sesa pritej transfertën e pasdites së sotme, duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të sulmuesit Rijad Mahrez, ndërsa më pas ishin Gabriel Jesus dhe Sergio Aguero tre herë, që kompletuan goleadën e “qytetarëve”.

Nga ana tjetër vendasit nuk bënë asgjë për të shmangur këtë humbje të rëndë, teksa golin e vetëm të ndeshjes e gjetën në minutat shtesë me anë të El Ghazit, që shënoi me penallti.

Top Channel