Sheffield United i shkakton humbjen e parë David Moyes-it dhe ngjitet në vendin e 5-të!

11/01/2020 13:29

Sheffield United i shkaktoi humbjen e parë David Moyes-it në stolin West Ham që pas rikthimit të tij te skuadra londineze.

Në sfidën që i dha start javës së 22-të në Premier League Sheffield United triumfoi 1-0 në Bramall Lane ndaj West Ham, një ndeshje e cila u vendos nga goli i McBurnie në minutën e 53-të. Me këtë fitore Shieffield United u ngjit në kuotën e 32 pikëve në vendin e 5-të të renditjes. Një surprizë e vërtetë kjo pasi bëhet fjalë për një skuadër që ka ardhur nga Championship pas një mungese disa-vjeçare në Premier League dhe tashmë ndodhet në një pozicion shumë komod.Supersport/Digitalb

Top Channel